Loading…

Raportet mes Alketa Vejsiut dhe Elvana Gjatës janë ende të krisura

  • 04/05/2021 | 17:42

Raportet mes Alketa Vejsiut dhe Elvana Gjatës janë ende të krisura

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku.


Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit.

Albumi i saj “Çelu” i ka fiksuar të gjithë dhe publiku shqiptar po e dëgjon pa pushim. Personazhe të njohur të ekranit e kanë duartrokitur fort Elvanën për punën e saj, duke e komplimentuar në rrjete sociale.

Komentet drejtuar Elvanës janë të panumërta dhe këngëtarja i ka kthyer përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i ka shkruar Alketa e cila ka marrë thjesht një ‘seen’.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë