Në raportin e 27 tetorit të Bankës Botërore, Kosova mbetet me rritje ekonomike 3.6% për 2026, shifër kjo e njëjta me atë paraprakun.
Kjo shifër s’do të ndryshojë shumë as për dy vitet e ardhshme pasi në dokument thuhet se do jetë veç dy numra më lartë.
Për shoqatat biznesore situata është shqetësuese, por edhe e pritshme.
Nga shoqata Dhoma për Tregti dhe industri thonë se ndërhyrjet e qeverisë ishin të pavend viteve të fundit dhe pa konsultim paraprak me sektorin privat dhe shtojnë se ky fenomen duhet të jetë një prej masave që duhet të ndërmerren.
Tutje theksojnë se rritja ekonomike e Kosovës do të duhej të arrinte mbi 5 për qind deri në 7 viteve të ardhshme që vendi të mund të konkurrojë me shtetet e rajonit.