Loading…

Raporti i FMN’së vendos Kosovën të fundit në rajon për të ardhura për kokë banori, Shqipëria e treta

  • 12/05/2026 | 09:41

Raporti i FMN’së vendos Kosovën të fundit në rajon për të ardhura për kokë banori, Shqipëria e treta

Kosova mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për frymë në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), shkruan Gazeta Metro.


Sipas FMN-së, të ardhurat për frymë në Kosovë llogariten në 8,958 dollarë, duke e renditur vendin pas Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Teksa thekson se përmirësimi i performancës ekonomike lidhet drejtpërdrejt me thellimin e reformave.

“Përmirësimi i produktivitetit dhe reformat në tregun e punës mbeten elemente kyçe për përballimin e sfidave strukturore dhe demografike”, vlerëson FMN.

Në analizën e tij, FMN nënvizon se investimet në kapitalin njerëzor, modernizimi teknologjik dhe përmirësimi i klimës së biznesit mbeten faktorë përcaktues për zhvillimin ekonomik.

“Ekonomitë e rajonit po kalojnë gradualisht nga një model i mbështetur kryesisht në konsum drejt një rritjeje më të bazuar në investime dhe eksporte”, thuhet në raport.

Sa i përket Shqipërisë, FMN evidenton një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë në raport me Kosovën dhe e lidh këtë me disa faktorë ekonomikë.

“Disiplina fiskale, zgjerimi i sektorit të shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në forcimin e performancës ekonomike”, thekson FMN.

Sfida kryesore sipas FMN-së për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet rritja e konkurrueshmërisë ekonomike.

“Forcimi i produktivitetit dhe krijimi i një ekonomie më konkurruese mbeten thelbësore për afrimin me standardet europiane”, përfundon FMN./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë