Loading…

Raporti i KB: Koreja e Veriut ka zhvilluar pajisje mini-nukleare pavarërisht sanksionimit

  • 04/08/2020 | 09:48

Raporti i KB: Koreja e Veriut ka zhvilluar pajisje mini-nukleare pavarërisht sanksionimit

Koreja e Veriut ka “zhvilluar ndoshta pajisje nukleare, duke i futur në raketat e saj balistike’’, sipas një raporti konfidencial të Kombeve të Bashkuara, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit disa vende të paidentifikuara besojnë se gjashtë testet bërthamore të Koresë së Veriut kanë gjasë ta ndihmojnë atë për të zhvilluar një aftësi të tillë.

Një version i përkohshëm i raportit – nga një panel i pavarur që monitoron sanksionet e Kombeve të Bashkuara – u paraqit në Këshillin e Sigurimit të KB të hënën dhe është parë nga agjensia e lajmeve Reuters.

Ajo gjithashtu akuzon Korenë e Veriut se vazhdon ambiciet e saj bërthamore, pavarësisht se nuk po kryen një provë bërthamore për gati tre vjet.

Raporti thotë: “Republika Popullore Demokratike e Koresë po vazhdon programin e saj bërthamor, përfshirë prodhimin e uraniumit shumë të pasuruar dhe ndërtimin e një reaktori eksperimental të ujit të lehtë.

“Një shtet anëtar vlerësoi se Republika Popullore Demokratike e Koresë po vazhdon prodhimin e armëve bërthamore.”

Një vend – i pa identifikuar – beson se Koreja e Veriut “mund të kërkojë të zhvillojë më tej miniaturizimin në mënyrë që të lejojë përfshirjen e përmirësimeve teknologjike … ose, potencialisht, për të zhvilluar sisteme të shumëfishta të luftës”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë