Publikohet Raporti i Progresit për Kosovën.
Aty thuhet se funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të publikuar në këtë raport, duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e deputetëve të opozitës.
Poashtu, gjatë publikimit të raportit u tha se të gjitha paritë politike duhet të tregojnë përgjegjësi she të ri-angazhohen për dialog konstruktiv, me kuvendin si forumi kryesor për debat politik.
Kuvendi kompletoi shumicën e emërimeve të diskutueshme nëpër institucionet e pavarura dhe agjenci. Megjithatë, emriket ishin shpesh objekt i ndikimit politikë. Kjo e dëmtoi funksionimin e pavarur dhe menaxhimin efikas të këtyre organeve.
Ka një nivel të pergatitjes ne fushën e reformës së administratës publike. Sipas Raporti të Progresit vazhdimi i politzimit të administratës publike, megjithatë mbetet shqetësim serioz.
Aty u fol edhe për sistemin gjyqësor të vendit tonë, shkruan gazetametro.net
“Sistemi gjyqësor i Kosovës ëahtë në një fazë të hershme. Megjithëtë, administrimi i drejtësisë ëahtë i ngadalshëm dhe jo efikas, ka dhe lligaridhënje të pamjaftueshme dhe zyrtarëve gjyqësor. Gjyqesori është ende i dobët per të larguar ndikimin politikë dhe institucionet e sundimit të ligjit vuajnë nga mungesa e fondeve dhe burimet njerëzore. “, u tha ndër tjerash.
Kosova u cilësua që është ne një fazë të hershme të pergatitjes në luftë kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem shumë serioz. Është e domosdoshme një vullnet i fortë politik për ta trajtuar këtë në mënyrë gjithpërfshirëse.
Sipas Raportit të Progresit për vitin 2016 Kosova ka një nivel të pergatitjes ne fushën e lirisë se shprehjes, duke përfahirë nje numër të kercënimeve kundër gazetarëve. Gjithashtu, cilësohet se nuk ka pasur zhvillime legjislative për rregullimin e pronësisë së medias dhe transparencës.
Sa i perket normalizimit të mardhënieve me Serbinë, u tha se Kosova u kufizua edhe për shkak të procesit zgjedhor në Serbi si edhe për shkak të situatës së brendshme në Kosovë./gazetametro.net