Loading…

Raporti i progresit procedohet në Kuvend

  • 10/12/2021 | 12:12

Raporti i progresit procedohet në Kuvend

Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar për seancë plenare Raportin e progresit për vitin 2021.


Komisioni miratoi edhe projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndërsa, shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021 u shty për mbledhjen e radhës.

Në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dy faktorë kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia COVID-19.

Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik. “Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”.

Në raport theksohet qartë, se Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit” posaçërisht në lidhje me rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarëve terroristë që morën pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme.

Si edhe në vitet e mëparshme, prej vitit 2018, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian përmendet që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, një gjë e tillë akoma nuk po ndodh. Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka kundërshtuar asnjë konkluzion të raportit të progresit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë