Loading…

Raporti nga IKSHPK: Publikohet numri i rasteve të reja pozitive

  • 04/01/2022 | 14:55

Raporti nga IKSHPK: Publikohet numri i rasteve të reja pozitive

Sot janë shënuar rreth 108 raste me koronavirus, sipas raportit të fundit nga IKSHPK, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa 11 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Ky është numri më i lartë në javët e fundit, derisa Kosova ka raportuar edhe 17 raste me variantin Omicron.

Raporti i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.
Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.
Në total numri i rasteve aktive është 637./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë