Nga presidenca kanë reaguar në lidhje me personin që u pa dje në video, për të cilin u tha se ishte një nga personat që u shpall ‘non-grata’ para pak javësh, shkruan Gazeta Metro.
Top Channel mbrëmë publikoi një video në të cilin shihej një person, që sipas tyre ishte Denis Vengerskii, njëri nga dy shtetasit rusë që u shpall ‘’non grata’’ në Kosovë, por këtë e ka mohuar Zyra e Presidentes.
Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, përmes një postimi në Tëitter tha se personi në video është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë.
“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovës dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve, nga shpallja persona ‘non grata’”, ka shkruar ai në Twitter.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.
Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria./gazetametro.net