Loading…

Raportohen në Polici dy faqet e militantëve të VV’së që po përhapin “Fake News”

  • 11/07/2020 | 16:39

Raportohen në Polici dy faqet e militantëve të VV’së që po përhapin “Fake News”

Përhapja e lajmeve të rreme në Facebook tanimë është bërë shqetësim i madh, kështu edhe sot në Policinë e Kosovës janë raportuar dy faqe që ju takojnë militantëve të Vetëvendosjes e ku shpërndahen lajme të tilla, shkruan Gazeta Metro.


“Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” janë dy faqet që janë raportuar sot në Policinë e Kosovës nga deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu.

Musliu ka thënë se këto dy faqe sipas saj kanë përhapur dezinformata se ajo është prekur nga koronavirusi.

“Sapo përfundova denoncimin tim në polici lidhur me dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” për lajmet e rreme mbi shëndetin tim, lajme këto që te qytetarët përhapin shqetësim, panikë e pasiguri dhe mua me portretizojnë si të papergjegjeshme ndaj masave të Pandemisë dhe si të rrezikshme për shëndetin publik në hapësirat ku unë veproj”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Miq dhe qytetarë te dashur

Sapo perfundova denoncimin tim ne polici lidhur me dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” per lajmet e rreme mbi shendetin tim, lajme keto qe te qytetaret perhapin shqetesim, panike e pasiguri dhe mua me portretizojne si te papergjegjeshme ndaj masave te Pandemise dhe si te rrezikshme per shendetin publik ne hapsirat ku une veproj.

Mbrem nuk mu mundesua dhe u pengova qe permes foltores se Kuvendit te denoncoj keto lajme te rrejshme qe kishin te bejne me shendetin tim dhe punen time ne Kuvend dhe i kisha te paqarte reagimet e tyre dhe pengesen qe mu be.

Sot e kam shume te qarte se keto faqe jane te aferta me VV dhe ne baze te informacioneve dyshohet se krijuesi i ketyre faqeve është Fitim Pacolli- vellau i deputetes Fitore Pacolli.
Ju njoftoj se te henen une do te vazhdoj edhe me padi civile.

Te dashur qytetare respektoni masat kunder Pandemise, mbajeni masken dhe ruajeni shendetin. Covid-19 tani me eshte prezent çdo kund. Qeverite shkojne e vijne por qytetaret kane vetem nje jete per ta jetuar!😷
Fundjave te mirë!//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë