Rasti i parë raportohet të ketë ardhur nga rruga “Esmale Frangu”, Kaçanik, më 26.12.2016 – 07:00h.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar më 27.12.2016 ka raportuar se babai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK.
Ndërkaq, në Suharekë, më 06.10.2016-13:00 është raportuar për një rast “person i zhdukur”.
Policia, në raport thekson se pas hetimeve lidhur me rastin, më 27.12.2016 në vendin e quajtur “Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar dhe i groposur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti i tretë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Pluja e Rugovës”, më 26.12.2016 në orën 12:00, raportohet të jetë zhdukur një person.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar me 27.12.2016 ka raportuar se, djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë Policia.