Administrata Biden e SHBA’së sipas raporteve është pajtuar me Gjermaninë që të lejohet përfundimi i tubacioni NordStream 2 nga Rusia në Gjermani. Qëndrim ky i kthyer përmbys i dy administratave paraprake që protestonin ashpër se ky projekt i mundëson Putin të mbaj peng Europën. Tani po dalin raporte se admisnitrata amerikane po i bën presion qeverisë ukrainase të mos protestoj në Kongres këtë ujdi me gjermanët, transmeton Gazeta Metro.
Gazeta amerikane The Wall Street Journal të martën ka raportuar se Administrata Biden do të heq dorë nga kundërshtimi i tubacionit, Nord Stream 2, kthesë e madhe në politikën amerikane, që tejkalon vite spekulime rreth fatit të projektit, që ka dominuar parashikimet e sektorit të energjisë në Europë. Gjermania sipas marrëveshjes është pajtuar që të asistoj Ukrainën në projekte të ndërlidhura të energjisë dhe diplomacisë.
Më vonë në mbrëmje të të martës një raport ndaras ka zbuluar se administrata Biden po i bën presion Ukrainës të rrijë e heshtur rreth “opozitës së ashpër” të ujdisë ka raportuar portali amerikan i lajmeve Politico.
Zyrtarët amerikanë kanë lënĽ të kuptohet se opozita publike e marrëveshjes së ardhshme do të mund të dëmtoj relacionet bilaterale Washington-Kyiv, thonë burimet për Politico. Zyrtarët poashtu kanë kërkuar që Ukraina të mos diskutoj planin potencial të SHBA’së dhe Gjermanisë me Kongresin Amerikan. Një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar këtĽ raport, duke theksuar se situata ka më shumë nuanca se kaq, por ka refuzuar të ndajë më shumë hollësi me bisedimet e zyrtarëve amerikanë me homologët e tyre ukrainas shkruan Politico.
Qëndrimi i administratës Biden është në kundërshti me shumicën në Kongres dhe me qeverinë ukrainase dhe ato të aleatëve të tjerë në Europën Juglindore, që gjatë kanë kërkuar që intervenimi amerikan mund të bllokoj përfundimin e tubacionit, që ka gati është ndërtuar.
Administratat paraprake amerikane, si ajo e Obamas e posaçërisht ajo e Trump kishin kundërshtuar ndërtimin e këtij tubacioni. Presidenti Trump ja doli edhe ta ndalojë ndërtimin për një kohë me sanksione e vendosura ndaj kompanive ndërtuese. Por ato u hoqën me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Joe Biden. Vet zyrtarë të lartë të Biden kishin kritikuar këtë projekt që para se të marrin detyrën dhe pas. Ishte së pari Jake Sullivan, këshilltari i presidentit Biden për siguri kombëtare dhe pastaj këtë vit Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken.
Siç pritet konservatorët amerikanë janë shumë të ashpër ndaj administratës Biden për këtë çështje, sidomos pas deklaratave të forta të Biden pas dhe para samitit me Putin në Gjenevë. “Demokracia para autoritarizmit” që e kishte përmendur Joe Biden nuk po përshtatet aspak thonë me ujdinë e raportuar.
Senatori republikan nga Texas, Ted Cruz ishte prej të parëve që ka reaguar ndaj raporteve se SHBA pritet të shpallë marrëveshjen me Gjermaninë që të lejohet përfundimi i tubacionit.
“Nëse hollësitë e raportit për marrëveshjen janë të sakta, kjo do të jetë një fitore gjeopolitike e kësaj periudhe për Putin dhe një katastrofë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj” ka thënë Cruz.”Presidenti Biden po sfidon ligjin e SHBA’së dhe është dorëzuar tërësisht Putinit. Dekada nga tani, diktatorët rus ende do të jenë duke vjelë miliardat nga dhurata e Biden, derisa Europa do të jetë e nënshtruar shantazhit energjetik të Rusisë.”
“Ne gjithnjë e kemi ditur se Biden ishte në një shtrat me Putin, e tani po përqafohen” ka shtuar Cruz./gazetametro.net