Loading…

Rapsodët tubohen në Lezhë

  • 22/11/2016 | 21:13

Rapsodët tubohen në Lezhë

 

Në repertorin e tyre do të ketë Këngë të Eposit të Kreshnikëve, Baladat dhe Rapsoditë Historike me lahutë dhe Këngë Maje –Krahu si edhe repertor që pasqyron ngjarje bashkëkohore. Bashkitë konkurruese janë: Lezha, Dibra, Vlora, Mirdita, Kukësi, Kurini, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Gramshi, Mati, Hasi, Mallakastra, Tropoja dhe Puka.


Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike organizon edicionin e IX-të “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” në qytetin e Lezhës. Në këtë festival, me karakter konkurues, do të marrin pjesë Rapsodë të Harkut (Lahutarë) dhe Rapsodë të Pendës (çifteli, sharki), gjithashtu edhe instrumentistë dhe grup instrumental të cilët luajnë vegla popullore tradicionale.

Në repertorin e tyre do të ketë Këngë të Eposit të Kreshnikëve, Baladat dhe Rapsoditë Historike me lahutë dhe Këngë Maje –Krahu si edhe repertor që pasqyron ngjarje bashkëkohore. Bashkitë konkurruese janë: Lezha, Dibra, Vlora, Mirdita, Kukësi, Kurini, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Gramshi, Mati, Hasi, Mallakastra, Tropoja, Puka.

Përshëndetin festivalin Shoqata “Shote Galica”, Drenas, Kosove, Shoqata “Dede Gjon Luli”, shqiptaret e Malit te Zi, SHKA “Jahi Hasani” Cegran, Gostivar si dhe Kavllisti Sallah Shabani nga Gostivari. Ky festival vazhdon të mbajë gjallë traditën gojore të trashëguar brez pas brezi dhe ne jemi dëshmitar të këtij fenomeni i cili vazhdon të gjallojë në Shqipëri.

Nxitja dhe promovimi i kësaj pasurie kulturore jomateriale është qëllimi ynë i përditshëm. Ky takim i rapsdoëve do të mbahet më 24 dhe 25 nëntor ,në Pallatin e Kulturës në Lezhë.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë