Loading…

Rashica kërkohet nga Dortmund, por ka një klauzolë interesante me Werderin

  • 18/02/2020 | 10:55

Rashica kërkohet nga Dortmund, por ka një klauzolë interesante me Werderin

Largimi i pashmangshëm i Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në verë, ka bërë që këta të fundit të fillojnë kërkimin për zëvendësimin e tij.


Në krye të listës është ylli kosovar Milot Rashica – i cili aktualisht luan për Werder Bremen.

Rashica është shndërruar në lojtarit kryesor të Werderit për t’i ndihmuar ekipit të tij në luftën për mbijetesë, përcjell lajmi.

Por nga vera me shumë gjasë 23-vjeçari do të ndërrojë skuadër, me Verdhezinjët që kërkojnë me çdo kusht shërbimet e tij.

Anësori nga Vushtrria ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2022, derisa ka një klauzolë blerje tejet interesante.

Rashica mund të largohet nga Werder nëse ndonjë klub (i huaj) jashtë Gjermanisë ofron 38 milionë euro, ashtu siç shkruhet edhe në kontratën e tij.

Pra, mbetet të shihet nëse këto dy skuadra do të arrijnë një marrëveshje pasi sa i përket kontratës do të ishte mjaft e vështirë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë