Loading…
Rashica ‘Lojtari i Viti’ te Werderi
  • 11/06/2019 | 19:37

Rashica ‘Lojtari i Viti’ te Werderi

Tifozët e Werder Bremenit kanë zgjedhur Milot Rashicën “Lojtar të Vitit”, ka konfirmuar klubi gjerman.

22 vjeçari shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë, duke qenë njëri nga top performuesit në ligë në këtë pjesë të sezonit, transmeton Koha.net.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Rashica shënoi në fanellën e Werderit nëntë gola e bëri pesë asistime, derisa shtoi tre gola të tjerë dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë te Werderi.

Për shkak të formës së tij të jashtëzakonshme, atij i është rritur edhe çmimi në treg nga 7 në 20 milionë euro.

Disa nga momentet më të mira në sezonin që lamë pas për Rashicën ishin goli ndaj Bayernit në Kupë, goli nga gjuajtja e lirë ndaj Frankfurtit dhe shpërthimet e tij ndaj Augsburgut dhe Schalkes.

Në votat e tifozëve në Facebook, Rashica la prapa Jiri Pavlenkan dhe Claudio Pizarro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë