Loading…

Rashica, Xhaka e yjet e tjerë udhëtojnë me autobusët lokal në Prishtinë

  • 15/06/2019 | 18:21

Rashica, Xhaka e yjet e tjerë udhëtojnë me autobusët lokal në Prishtinë

Para ndeshjes së sotshme, Granit Xhaka e Milot Rashica ka dhënë shembull për qytetarët kosovarë, duke udhëtuar me autobusë lokalë nëpër Prishtinë, bashkë me personalitetet e tjera që do të shfaqen te “Loja e Yjeve”.


Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e yjeve. Granit Xhaka në njërën anë me ekipin e tij do të përballet me ekipin e Milot Rashicës, transmeton Gazeta Express.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja kuqezi.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë