Loading…

Rasim Selmanaj rrëfen për tmerrin e përjetuar në masakrën e Burgut të Dubravës

  • 22/05/2019 | 08:25

Rasim Selmanaj rrëfen për tmerrin e përjetuar në masakrën e Burgut të Dubravës

20 vjet më parë një masakër e tmerrshme pati ndodh në Burgun e Dubravës, 190 të burgosur ishin vrarë dhe shumë të tjerë ishin plagosur, transmeton Gazeta Metro.


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj është një nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Ai në “Sytë 7” ka rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar në mëngjesin e 22 majit të 1999-ës.

“Saktësisht këtë mëngjes bëhen 20 vjet nga koha kur ka ndodh masakra në burgun e Dubravës”.

“Grumbullimi i të burgosurve nuk ka ndodh rastësisht – ishte një skenar i përgatitur nga shteti serb. Një gardian na thirri dhe na tha se do të transferojnë për në Nish, por në momentin kur jemi mbledhur rreth 1000 të burgosur atëherë kanë filluar të shtinë në ne me të gjitha armët”.

“Unë jam shtri. Kam qenë i mbuluar dhe i rrethuar nga të plagosur dhe të vrarë. Ka qenë një tmerr i papërshkrueshëm. Ky ishte ai momenti kur Serbia po bënte gjenocid mbi shqiptarët – gjenocid që vazhdon të mbetët i pandëshkuar edhe 20 vjet pas masakrës”.
Selmanaj tregon se si në çdo moment e prisnin vdekjen, por edhe në ato kushte kujdeseshin për të plagosurit.

“Të gjithë të plagosur i kemi marrë dhe i kemi tërhequr në një pavijon. Ka pas përpjekje të jashtëzakonshme për të ju ndihmuar. Aty ku edhe i kemi bërë bashkë të plagosurit, jemi barrikaduar në mbrojtje të tyre”.

“Deri me datën 24 maj ka pasë ekzekutime të kohë pas kohshme. Por numri më i madh i të vrarëve ka qenë më 22. Deri në këto momente janë të identifikuar 119 persona të vrarë”.

Selmanaj madje tregon se bëri një veprim interesant vetëm për ta parë Ukshin Hotin teksa po lirohej nga burgu, por që nga atëherë nuk dihet asgjë mbi fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare.

“Çuditërisht Ukshin Hoti është liruar në vikend. Unë nga kureshtja kam shkuar në WC, jam ngjitur mbi grila dhe e kam parë atë teksa dilte nga burgu i shoqëruar nga 2-3 persona”.

“Por pas disa minutash janë dëgjuar të shtënash armësh. Ne nuk e dimë a është ekzekutuar ai ose jo. Megjithatë është e papranueshme që dihen emrat, mbiemrat e atyre qe e kanë shoqëruar dhe atyre që e kanë drejtuar burgun dhe se akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë