Loading…

Rastet e të infektuarve me koronavirus e tejkalojnë 5 milionëshin në botë

  • 21/05/2020 | 09:31

Rastet e të infektuarve me koronavirus e tejkalojnë 5 milionëshin në botë

Amerika jugore tejkaloi SHBA’në dhe Europën javën e kaluar me raportimin e pjesës më të madhe të rasteve të reja ditore në botë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo paraqet një fazë të re në përhapjen virusit, që fillimisht arriti kulmin në Kinë në muajin shkurt, para se shpërthimi në shkallë të lartë nisi në Europë dhe SHBA.

Amerikan Latine kishte rreth një të tretën e rreth 91 mijë rasteve të raportuara në fillim të kësaj jave, Europa dhe SHBA ishin rreth 20 për qind të rasteve të reja.

Një numër i madh i këtyre rasteve janë në Brazil, që rishtas tejkaloi Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për të bërë vendi i tretë në botë me epideminë e koronavirusit të ri pas SHBA’së dhe Rusisë.

41 rastet e para u konfirmuan në qytetin Wuhan në Kinë dhe deri më 1 prill pandemia arriti 1 milion raste të të infektuarve në botë. Që prej atëherë, rreth 1 milion raste të reja janë raportuar çdo dy javë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Tani pas 5 milionë ratse, virusi ka infektuar më shumë njerëz në më pak se 6 muaj sesa rasti i gripit sezonal, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përllogaritur se ka raste prej 3 milionë deri 5 milionë globalisht./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë