Loading…

Rastet me Omicron në Mitrovicë, drejtoresha e Spitalit flet për gjendjen e të infektuarve

  • 27/12/2021 | 22:51

Rastet me Omicron në Mitrovicë, drejtoresha e Spitalit flet për gjendjen e të infektuarve

Të dielën në Kosovë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të koronavirusit.


Katër nga këta të infektuar janë nga Mitrovica. Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë për RTV Dukagjinin se të gjithë këta persona po trajtohen në shtëpi.

Sipas Zhubit gjendja e tyre është stabile.

Ndërkohë për qytetarët e Mitrovicës masat janë duke e zbatuar jo kënaqshëm, derisa flasin edhe për variantin Omicron.

“Ky variant paraqet rrezikshëmri pavarësisht se në Kosovë tek tash ka filluar, por ne duhet t’u përmbahemi rregullave. Ajo që është më me rëndësi është të vaksinohen”, shprehet qytetari Zahir Musa.

Një tjetër qytetar fajin e lë te shteti që ka lejuar të futen në Kosovë persona me variantin e tillë të virusit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë