Loading…

Rasti Dehari: Frashër Krasniqi tregon se çfarë i shkroi ministres Haxhiu

  • 02/11/2021 | 17:52

Rasti Dehari: Frashër Krasniqi tregon se çfarë i shkroi ministres Haxhiu

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për letrën që i ka dërguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e që ka të bëjë me pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Krasniqi në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ka kërkuar nga ministria Haxhiu se çfarë ka ndodhur me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

“ Tash e pesë vite më saktë në gusht të vitit 2016, njësitet anti-terror janë future në shtëpitë e tona të gjashtë ish-aktivistëve të LVV-së dhe na patën arrestuar në një akuzë për terrorizëm që asnjëherë nuk arrit me u vërtetu, e cila u hodh poshtë dhe u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e për të cilën nuk pati asnjë provë dhe asnjë fakt. Përkundrazi kishte prova fakte dhe dëshmi shfajësuese për neve. Ishte ky një proces që asokohe e quanim proces të montuar politikisht së bashku me ministren Albulena Haxhiun dhe të gjithë krerët dhe udhëheqësit e LVV-së dhe dy muaj më pas i burgosur në burgun e Prizrenit, shoku ynë Astrit Dehari, vdekje për të cilën u manipulua dhe u keqpërdor aq shumë në fushata elektorale, deklarime publike, u shpërndanë aq shumë akuza, saqë sot kërkova nga znj. Haxhiu se çfarë kanë bërë për këtë rast”, ka thënë ai.

Më tutje, Krasniqi tha se është koha që zyrtarët qeveritar të dalin dhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

“Është koha që ata me dal dhe me thënë se i kemi zbuluar këto veprime ose me pranu që e kanë keqpërdorur politikisht me vdekjen e Astrit Deharit”, ka thënë ai në T7.

Zyrtari i PSD-së tha se nuk pret që të marr një përgjigje nga ministrja Haxhiu.

”Normalisht që nuk pres përgjigje nga znj.Haxhiu por e kam shkruar një letër publike ku faktikisht kërkojë drejtësi për Astritin”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë