Loading…

Rasti i 16 vjeçare nga Drenasi, me kaq vite burgim u dënua polici Vesel Veseli

  • 23/12/2021 | 17:17

Rasti i 16 vjeçare nga Drenasi, me kaq vite burgim u dënua polici Vesel Veseli

Polici Vesel Veseli nga Drenasi është dënuar me katër vite burg, për dhunimin e 16 vjeçares, shkruan Gazeta Metro. 


Gjykata ka marrë sot vendim për rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, rast ky që kishte nxitur edhe protesta në vend.

Vesel Veseli, polici nga Drenasi që dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën, është dënuar me katër  vite burg.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në këtë rast janë dënuar edhe avokati si dhe arsimitari i viktimës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë