Loading…

Rasti i parë me COVID 19 mas 89 ditëve të plota

  • 01/12/2020 | 01:05

Rasti i parë me COVID 19 mas 89 ditëve të plota

Pas pothuajse tre mujave pa COVId 19, Vitnami raporton se ka identifikuar rastin e parë të infektimit brenda vendit, transmeton Gazeta Metro.


Ministria e shëndetësisë së Vietnamit ka njoftuar se pas 89 ditëve, ka ka regjistruar rastin e parë të infekotimit me COVID 19 në vend. Sipas autoriteteve i infektuari është një 32 vjeçars, familiar i një stjuardese tek e cila ishte diktuar prania e virusit pasi qe u kthye nga Japonia dy javë më pare. Menjëherë pas konfirmimit, autoritetet urdhëruan zyrtarët në province dhe agjencitë shtetërore që të rrisinin numrin e testimeve dhe kontrolleve dhe të tentojnë të identifikojnë të gjitha kontaktet e mundshme të personit të infektuar me qellim të kufizimit sa më të shpejtë të përhapjes.

Edhe pse nuk e publikuan ident1itetin e të infektuarit, zyrtarët thane se ai ka punuar në një qendër për mësimin e gjuhëve të huaja dhe se prej momentit që u takua me stjuardesën, i ka vizituar disa kafe dhe karako-bar a, dhe se të gjitha këto vende janë mbyllur përderisa ekipet kanë filluar testimin e nxënësve dhe vizitorëve në lokalet të cilat i ka vizitar i infektuari.

Me implementimin e masave të shpejta dhe efikase të karantinimit dhe përcjelljes së kontakteve në fillim të pandemisë Vietnami është treguar jashtëzakonsiht i suksesëshem në luftën kundër COVID 19.   Që nga fundi i marsit, kur u paraqit  rastri i parë i COVID 19, Vietnami ka regjistruar 1 247 raste të infektimit me Covid dhe 655 prej të cilave kanë qenë të importuara nga vendet tjera dhe me vetëm 35 vdekje të shkaktuara nga virusi.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë