Loading…

Rasti i trevjeçarit, avokati Hasani: Edukatoret kanë kryer tri vepra penale

  • 19/09/2023 | 14:08

Rasti i trevjeçarit, avokati Hasani: Edukatoret kanë kryer tri vepra penale

Avokati i familjes, Hyseni, Nasuf Hasani ka njoftuar se nëna e trevjeçarit që u rrah nga edukatoret e kopshtit “Gëzimi Ynë”, tashmë ka dhënë deklaratën në Polici.


Hasani para mediave tha se presin nga organet e drejtësisë që të veprojë sipas procedurave, ndërsa tha se të dyshuarat po vazhdojnë të qëndrojnë në Polici, transmeton Telegrafi.

“Kanë bërë tri vepra penale. Uroj të mos ketë më raste të tilla. Janë duke intervistuar nga Policia e Kosovës. Është hera parë, fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit tashmë është e pamundur të dërgohet, ai ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë. Edhe gjatë natës, ai po ka truma, nuk dëshiron të kujtojë muhabetet rreth kopshtit, ai duhet t’i nënshtrohet tretmanit të psikologut”, tha avokati.

Ndryshe, të hënën, një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e”.

Lidhur me rastin, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë ka njoftuar se Policia është duke intervistuar edukatoret, ndërsa tha se do të pezullojnë nga puna personat që u përfshinë në rastin e dhunës.

Për rastin ka pasur reagime të shumta, ndërsa nëna e trevjeçarit para mediave tha se djali ka edhe disa probleme shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë