Loading…

Rasti i Vedat Muriqit, KF Liria i shkruan zyrtarisht klubit të Lazios

  • 16/09/2020 | 16:22

Rasti i Vedat Muriqit, KF Liria i shkruan zyrtarisht klubit të Lazios

Klubi futbollistik ‘Liria’ i ka dërguar sot një letër zyrtare klubit të Lazios, duke e informuar rreth asaj se cili ishte klubi i parë dhe formues i Vedat Muriqit, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Megjithatë, së fundmi është shfaqur një tjetër problem. Sipas rregullave nga FIFA, 5% nga shuma e transferimit i takon klubit të parë të lojtarit, në këtë rast Lirisë, mirëpo këto para përsëri u raportua se do t’i shkojnë klubeve nga Shqipëria, Teutës dhe Besës, aty ku Muriqi kishte luajtur pas Lirisë.

26 vjeçari është futbollist që hapat e parë ka marrë te klubi prizrenas, KF Liria, aty ku kishte kaluar shtatë vite (2006/13). Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA dhe UEFA dhe kësioj klubet kosovare nuk gëzonin të drejtat e 5% të shumës, por KF Liria do i kërkoj tani.

Klubi prizrenas i ka nisur një letër zyrtare klubit të Lazios, duke i bashkangjitur edhe provat si: Kontratën profesionale të Muriqit me klubin, pasaportën e lojtarit të lëshura nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe letër konfirmimin nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Ne kemi angazhuar avokat. Gjithashtu kemi paralajmëruar UEFA’n dhe Lazion që Muriqi është rritur te KF Liria. Ne kemi edhe protokollet e lojërave kur ai ka luajtur për ne dhe ID kartelën e lojtarit dhe gjitha dokumentet tjera. Të shohum se çfarë do bëhet” – kishte deklaruar dje drejtori i KF Lirisë, Erxhan Dana, për Gazeta Metro.

Nga Liria, Vedat Muriqi kishte kaluar te Teuta e Durrësit, teksa më vonë kishte luajtur edhe për Besën e Kavajës. Të dy këto klube deri më tani kanë përfituar nga transferimet e Muriqit, e që në fakt këto para duhej t’i takonin Lirisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë