Loading…
Rasti ‘Toka’: Dështon përsëri seanca kundër Azem Sylës, kryetari i trupit gjykues kushtëzon avokatët
  • 16/01/2019 | 10:52

Rasti ‘Toka’: Dështon përsëri seanca kundër Azem Sylës, kryetari i trupit gjykues kushtëzon avokatët

Tjetër dështim i seancës kundër ish-deputetit të PDK’së, Azem Syla dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur “Toka”. Dështimi i seancës vjen pas mungesës së tre avokatëve të akuzuarve të tjerë, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, këtë veprim nga tre avokatët e ka cilësuar si papërgjegjësi totale ndja sistemit gjyqësor, ku edhe ka paralajmëruar se kjo është hera e fundit që seanca të shtyhet për shkak të mungesës së avokatëve.

“Kjo është papërgjegjesi totale ndaj sistemit gjyqësor dhe po ju vëj në dijeni që kjo është hera e fundit qe shtyhet seanca për shkak të munesës së avokatëve”, ka thënë Kalludra.

Ndërkaq, Azem Syla dhe 21 personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë rast, po akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Para tre viteve, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm, por Prokuroria Speciale me 25 tetor të vitit të kaluar ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Derisa është bërë e ditur se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 mars të këtij viti.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë