Loading…
Reagim i jashtëzakonshëm i PDK’së: Mos i besoni lajmeve të rreme të Gazetës Express
  • 21/08/2019 | 22:29

Reagim i jashtëzakonshëm i PDK’së: Mos i besoni lajmeve të rreme të Gazetës Express

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit të publikuar sot në portalin Gazeta Express se kjo parti ia paska ofruar postin e kryeministrit, Bekim Jasharit, kryetarit të Komunës së Skënderajt, trasnmeton Gazeta Metro.


Në një reagim të saj, PDK e quan këtë lajm të rrëmë, si pjesë e fushatës kundër PDK-së. Madje ka bërë thirrje tek qytetarët e vendit që t’i marrin me rezerva lajmet që publikohen në këtë portal.

Kjo është deklarata e plotë e PDK-së:

Zgjedhjet po afrohen, fushata elektorale ka filluar dhe bashkë me të lajmet e rreme dhe të porositura. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart rolin e mediave në demokracinë e Kosovës dhe mbron bindshëm lirinë e fjalës. Madje, i respekton mediat edhe kur ato kanë anësi politike. Por, nuk do të pranojë manipulimin me lajme të rreme nga Gazeta Express.

Kjo web-faqe tashmë një kohë është futur në këtë valle me mision të qartë të goditjes së PDK-së me një armiqësi të pakuptueshme. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express.

Zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë festë, qytetarët duhet të zgjedhin më të mirën. Partia Demokratike e Kosovës, pavarësisht çfarëdo koalicioni që bëjnë partitë tjera, ka për qëllim që nga këto zgjedhje të fitojë Kosova dhe Kosova fiton vetëm me PDK-në. Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës përsërit edhe një herë, në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivok, se kandidati i vetëm për Kryeministër është Kadri Veseli. Kadri Veseli me vullnetin e qytetarëve do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në Qeverinë e ardhshme, me Kryeministër Kadri Veselin, lufta ndaj korrupsionit do të jetë pa kompromis dhe mediat e lira e vërtetë profesionale të Kosovës do të jenë aleate në përpjekjet për të garantuar sundimin e ligjit dhe një të ardhme më të mirë për rininë e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë