Loading…

Reagim i OVL të UÇK’së për tekstin e botuar në Gazeta Metro

  • 14/07/2017 | 17:46

Reagim i OVL të UÇK’së për tekstin e botuar në Gazeta Metro

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në Gazeta Metro të premten me titull ‘Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK’së, dërgonin drogë e armë në Serbi’ .


Më poshtë e kemi publikuar të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e OVL të UÇK’së dhe Kryetarit Hysni Gucati, drejtuar Gazetës Metro.

Gazeta Metro gjatë ditës ka raportuar se dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, veteranë të UÇK’së, janë kapur nga Policia duke transportuar armë e drogë nga Shqipëria drejt Serbisë.

REAGIM Ndaj portalit Gazeta Metro

Sot në portalin Gazeta Metro, ishte një artikull tendencioz me titull: Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK-së, dërgonin drogë e armë në Serbi. Edhe pse kaluan 18 vjet, prej përfundimit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, disa që veten e quajnë analistë si dhe disa portale e media, që ne i konsiderojmë të shitur dhe financuar nga Serbia, kanë për qëllim të diskreditojnë sa më shumë luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj, në prag të krijimit të gjykatës speciale. Ata merren me shpifje e akuza aq banale saqë edhe reagimi jonë nuk do t’ia vlente të bëhej, por këtë po e bëjmë për shkak të mosfunksionimit të organeve të drejtësisë. Portali tendencioz, për ata persona shqiptarë e që janë zyrtarë të policisë, me këtë logjikë që e kanë, do të mund t’ia vënin edhe titullin “shkatërrohet rrjeti kriminal i shqiptarëve ose “shkatërrohet rrjeti kriminal i policisë”.

Prishtinë, më

Kryesia e OVL të UÇK-së

14 korrik 2017

Kryetari Hysni Gucati

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë