Loading…

Reagim tjetër: Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Prishtina ka paraparë tërheqjen nga garat

  • 08/07/2020 | 22:40

Reagim tjetër: Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Prishtina ka paraparë tërheqjen nga garat

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë, teksa pas ndeshjes kanë paralajmëruar edhe tërheqjen nga garat, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja e zhvilluar sot mes Gjilanit dhe Prishtinës ka prodhuar polemika të shumta. Klubi kryeqytetas po akuzon Federatën e Futbollit të Kosovës, disa persona që sipas tyre janë puqista dhe klubin e Dritës.

Pas ndeshjes kishte përplasje mes futbollistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë të Prishtinës me gjyqtarët dhe Policinë e Kosovës. Një moment që po cilësohet si skandaloz, është ai kur njëri nga policët hedh sprej lotsjellës ndaj Armend Dallkut, teksa aty e pësuan edhe disa futbollistë tjerë.

FC Prishtina ka reaguar para pak çastesh, teksa në reagimin e tyre thuhet se ”FC Prishtina ka paraparë tërheqje nga garat, sidomos nëse nuk shkarkohet menjëherë Komisioni për delegimin e gjyqtarëve më në krye Malazog Hoxhën, si dhe përjashtimin nga organizmat e futbollit të gjyqtarëve të ndeshjes së sotme, sidomos Kreshnik Vula dhe Fatmir Sekiraqa”.

Reagimi i plotë nga FC Prishtina:

Sot u përsërit ndeshja e para dy vitesh në Pejë, Prishtina – Drita

Gjilan, 8 korrik 2020 –Sot nuk ka raportim të zakonshëm të pas ndeshjeve. Sot ishte ditë e zezë për futbollin kosovar, por s’ishte hera e parë për Prishtinën!

Para dy vitesh në ndeshjen e javës së 33-të, Prishtina – Drita, kishte ngjarë skenar i njëjtë, dhe kishim menduar që ajo periudhë e zezë kishte kaluar, sidomos pas edicionit të vitit të kaluar kur Prishtina s’kishte ankesa dhe kishte uruar për titullin e kampionit, Feronikelin.

Por, delegimi i gjyqtarëve si Selim Isufi në Podujevë, Llapi – Prishtina, e sërish në Podujevë Llapi – Drita e nesër Drita – Feronikeli, e Fatmir Tahirit me Drenicën pas dy vitesh mungese që nga ndeshja në Pejë dhe caktimi i gjyqtarëve të njëjtë sikurse në Pejë, veçse tani për kryesor, Kreshnik Vula, i cili për vite të tëra ka pasur ndalesën t’i gjykoj Prishtinës, u “pa sahati” para ndeshjes. Klubi ynë edhe pas kësaj shpresoi në gjykim korrekt. “Kishim harruara” që kryetar i komisionit për delegimin e gjyqtarëve është një njeri i inkriminuar e i dënuar më parë, Malazog Hoxha nga Gjilani. Nuk na kishte dal nga mendja, por shpresonim në korrektësinë e të gjithëve në organet gjegjëse të organizmave pranë FFK-së.

Shumë kush sot ishte për ta lëshuar fushën, jo që portieri Visar Bekaj s’ishte futbollist i fundit e as nuk kishte shkaktuar ndërhyrje, por ishte futbollisti kundërshtar që kishte faulluar në portierin tonë.

Gjyqtari Kreshnik Vula, pas konsultimit me anësorin Fatmis Sekiraqa, i cili identik i kishte gjykuar karton të kuq Prishtinës para dy vitesh me Dritën, merr guximin ta përsëris veprën e tij të njohur të ligë, t’i shante futbollistët tanë e të merrej dhe me fotograf të klubit.

Pas minutës 52-të kur u përjashtua Bekaj e nga ajo gjuajtje e lirë erdhën në epërsi vendasit (Veliu 52’), më lojë nuk pati. Vendasit shënuan golin e dytë pas kundërzbritjes me Prognin (66’). Futbollistët prishtinas u lëshuan me tërë forcat përpara, por e kishin të kotë veç shënimit nga Thaqi prej gjuajtjes së lirë (81’).

Pas ndeshjes, futbollistët prishtinas duke dashur të kërkojnë sqarime nga gjyqtarët, u sulmuan me sprej syve nga zyrtarët policor dhe në spital u dërguan kryetrajneri Dallku, përfaqësuesi i klubit Kushtrim Sopa dhe futbollisti Labinot Ibrahimi,. Kurse Lorik Boshnjaku nga thyerja emocionale ka lënduar dorën duke goditur mjet të fortë.

Edhe jashtë stadiumit, pas duelit verbal të administratorit të FC Prishtina, delegat pran FFK-së, Bajram Sherifi, me drejtorin e Dritës, Valon Zymeri, u arrestuan nga policia për t’u liruar më vonë.

FC Prishtina ka paraparë tërheqje nga garat, sidomos nëse nuk shkarkohet menjëherë Komisioni për delegimin e gjyqtarëve më në krye Malazog Hoxhën, si dhe përjashtimin nga organizmat e futbollit të gjyqtarëve të ndeshjes së sotme, sidomos Kreshnik Vula dhe Fatmir Sekiraqa.

Është e padëgjuar që në këtë javë mos të gjykojnë gjyqtarët e FIFA-s, si Genc Nuza, Besfort Kosumi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, ndërsa të gjykojnë gjyqtarë të korruptuar të njohur për mbarë opinion futbolldashës.

Prishtinën e bëtë sërish kurban, tani e keni radhës ta pastroni futbollin, ose përndryshe do të vazhdoni maskaradën, cirkun, e të quajturit futboll, por pa Prishtinën!” . /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë