Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka reaguar rreth situatës aktuale në veri, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se i pari i qeverisë, është i sinqertë dhe konsistent në qasjen e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe perëndimit në përgjithësi, shkruan Gazeta Metro.
Për këtë arsyeje, Berisha ka deklaruar se, adresimi i fajit të Kurtit për ngjarjet në veri, e sidomos konfrontimi me SHBA’të, është i padrejtë.
“Adresimi i fajit te Kurti per ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perendimin eshte i padrejte. Kurti, nese per diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikerisht qasja e tij e vazhdueshme kunder SHBA-se dhe perendimit ne pergjithesi. Çfare ka ndodhur qe Kurtin nuk e degjonte askush e tani paraqet mendimin e shumices shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime eshte antiperendimore duhet kerkuar tek shoqeria kosovare ne pergjithesi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice”, ka thënë ai ndër tjerash.
Postimi i plotë:
Adresimi i fajit te Kurti per ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perendimin eshte i padrejte.
Kurti, nese per diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikerisht qasja e tij e vazhdueshme kunder SHBA-se dhe perendimit ne pergjithesi.
Çfare ka ndodhur qe Kurtin nuk e degjonte askush e tani paraqet mendimin e shumices shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime eshte antiperendimore duhet kerkuar tek shoqeria kosovare ne pergjithesi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice.
Ne rrafshin politik dominon pergjegjesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës, si bartesja kryesore e rrezimit te mentalitetit lindor dhe rilidhjes se ures me perendimin qe solli lirine, pavaresine dhe demokracine ne Kosove. Lufta çlirimtare ishte vetem zgjatim i ketij koncepti qe mori legjitimitetin nderkombetar pikerisht ne orientimin e principeve te botes perendimore.
Ne vend qe ne te vazhdonim rrugen qe solli te arriturat me te medha per kombin shqiptar ndodhi nje prapakthim tragjik, nje marrezi politike duke u rreshtuar kunder kultures perendimore rrjedhimisht kunder lirise e demokracise si model jetese.
Riorientimi ideologjik lindor ku ka me pak ose hiç liri, ku ka autokraci dhe ku shteti eshte instrument ideologjik aty Kosova mund te kete vetem mundesine e izolimit dhe realizimin e interesave te Serbise ne politiken e saj te proklamuar me dekada per paaftesine tone organizative.
Ne vend te ruajtjes se parimit e orientimit te dr Rugovës, politika u katandis ne tallava te pershtatjes se ideologeve primitivë, pershtatje te mases primitive, injorante e ne thelb jashte tradites shqiptare, duke u rreshtuar jashte kontekstit kombetar e europian.
Kurti, jo vetem qe nuk u pengua ne kete qellim te tij politik por ai heshturazi u perkrahe qofte me imitimin e populizmit qofte me mosreagime, e asnjehere me kundershtimin e prere ndonese te gjithe argumentet ishin mese te qarta.
Mashtrimi se kinse i gjithe ky konfrontim me boten perendimore eshte duke u bere kinse ne emer te luftes me Serbine do te kete pasoja te paparashikueshme per shtetin e Kosoves dhe politikanet nuk mund te arsyetohen se jane zenë ne befasi.
Ne fakt, jane bashkepjesemarres ne kete tallava politike e sjellje joshteterore. /gazetametro.net