Loading…
Reagimi i Bebe Rexhës, pasi nuk fitoi asnjë çmim Grammy
  • 11/02/2019 | 10:34

Reagimi i Bebe Rexhës, pasi nuk fitoi asnjë çmim Grammy

Ndonëse ishte e nominuar në dy kategori, “Artistja më e mirë e re” dhe “Performanca Country”, Bebe Rexha nuk fitoi asnjë çmim, transmeton Gazeta Metro.


Sidoqoftë, këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se ishte e nderuar, që u bë pjesë e një eventi aq të njohur.

Bebe përmes një postimi në Instagram ka thënë se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy dhe se për të fitorja janë nominimet.

“Faleminderit Grammy Aëards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituese dhe humbëse’ sepse për mua fitorja janë nominimet”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, rrëmbeu dy çmime në këtë event muzikor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë