Loading…

Reagimi i Listës Serbe pas përgjigjjes negative nga Kushtetuesja

  • 01/11/2016 | 19:02

Reagimi i Listës Serbe pas përgjigjjes negative nga Kushtetuesja

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Shimiq, ka thënë për Radiotelevizionin serb se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është “tendencë” për të vazhduar injorimin e përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në Kosovë.

Këto deklarata të Shimiq vinë pasi Kushtetuesja shpalli të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Pas vlerësimit që i ka bërë kërkesës së Listës Serbe, Gjykata Kushtetuese refuzoi  edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës është vënë në shërbim të atyre që e kanë nxitur këtë ligj në Parlamentin e Kosovës, i cili është miratuar në shkelje të procedurave thelbësore”, ka thënë Shimiq.

Sipas tij, deputetët e Listës Serbe kanë paraqitur prova të mjaftueshme që ky ligj ka një ndikim negativ në komunitetin serb të Trepçës.

“Në ankesën tonë ne kemi theksuar në mënyrë të qartë të gjitha shkeljet substanciale dhe procedurale, por të gjitha janë refuzuar sikur komuniteti serb nuk ekziston në Kosovë”.

Ai tha se përkundër këtij vendimi, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do të vazhdojnë të ruajë interesat e tyre dhe do të luftojnë për to.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë