Loading…

Reagimi i Presidencës së Kosovës pasi ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit

  • 26/09/2021 | 17:36

Reagimi i Presidencës së Kosovës pasi ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.


Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, ka shkruajtur ai në Twiteer.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë