Loading…

Reagimi me ‘nervozizëm’ i Mourinhos në golin fantastik të Pellegrinit

  • 28/10/2021 | 17:19

Reagimi me ‘nervozizëm’ i Mourinhos në golin fantastik të Pellegrinit

Jose Mourinho e ka festuar golin e fitores së Romës ndaj Cagliarit në mënyrë unike.


Strategu portugez ishte i pezulluar për ndeshjen në Sardegna Arena, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin e të dielës ndaj Napolit.

Giallorossët u gjetën në disavantazh nga ekipi i Walter Mazzarrit në pjesën e dytë, mirëpo ia dolën të riktheheshin për të fituar me golat e Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrini.

Futbollisti italian realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, mirëpo kur kamerat e kapën Mourinhon në tribuna, ai dukej i nervozuar në reagimin e tij sikur të kishte pranuar gol ekipi i tij.

Roma është ngritur në kuotën e 19 pikëve në dhjetë ndeshje në Serie A, ndërsa në fundjavë luan kundër liderit Milan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë