Loading…

Reagojnë investitorët për sulmet mediale kundër prodhuesve të energjisë

  • 15/05/2020 | 12:55

Reagojnë investitorët për sulmet mediale kundër prodhuesve të energjisë

Si shoqatë kemi ndjekur me kujdes sulmet e kohëve të fundit që janë duke u bërë nga qarqe tëcaktuara mediatike kundër projekteve nga sektori i energjisë, me theks të veçantë atyre të energjisë së pastër. Duke qenë se bëhët fjalë për projekte të realiziuara konform të gjitha ligjeve dhe standardeve të sektorit të energjisë, konsiderojmë që sulmet të tilla mediatike janë tendencioze dhe ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në këtë fushë dhe jo vetëm.

Konsiderojmë që investimet e vazhdueshme në sektorin energjetik janë parakusht për zhvillimin ekonomik dhe pavarësimin energjetik të vendit tonë. Kosova vazhdon të jetë në grupin vendeve që nuk arrinë të përballojë pikun energjetik pa ndihmën e energjisë nga importi, e nëse analizojmë prejardhjen e energjisë së importuar del që një pjesë e konsiderueshme e sasisë së importit vjen nga Serbia.

Komiteti i Energjisë ku Kosova është palë nënshkruese obligon vendin tonë që një pjesë të energjisë qe konsumojmë ta perfitojmë nga burimet e energjisë se ripërtrishme. Që nga viti 2007, ka filluar procesi i ndërtimit të bazës ligjore dhe kushteve për realizimin e këtyre projekteve megjitheatë, edhe pas kaq shumë viteve vazhdojmë të hasim në pengesa në realizimin e investimeve.

Pak kohë më parë, të njëjtat grupacione mediatike dhe politike kanë kundërshtuar fuqishëm edhe projektin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, që llogaritejtë krijonte një sektor të qëndrueshëm energjetik në Kosovë. E gjithë fushata kundër këtij projekti bazohej në idenë se Kosova duhet të ndërtojë kapacitete prodhuese energjetike nga energjia e ripërtrishme e jo nga thëngjilli. Pak kohë pasi që fushatat kundër projektit amerikan përbushën qëllimin e tyre me largimin e investitorit, duket se cak i këtyre grupeve janë investitorët lokal në projekte të energjisë së ripërtrishme.

Emisioni “Jeta në Kosovë” jo vetëm që nuk pasqyron realitetin por edhe bën keqinterpretim të koncepteve nga sektori energjetik. Krahasimet e bërames tarifave nxitëse të ofruara për projektet e energjisë së ripërtrishme në Kosovë dhe atyre në shtetet tjera janë plotësisht të pabazuara. Për referencëtë publikut të gjërë, në këtë link (http://www.res-legal.eu/search-by-country) gjenden tarifat nxitëse në të gjitha shtetet e Europës dhe Ballkanit. Ofrimi i energjisë me çmim të tregut që ky emison i referohetpraktikohet për projekte shumë më të mëdha dhe me një sërë benefitesh që shtetet respektive i japin investitorit,siç janë dhënia e tokës për 15-20 vite në shfrytëzim, sjellja e linjës së transmisionit deri tek vendi i prodhimit, kapaciteti i lartë instalues por edhe lehtësime fiskale, pra nuk është aq e thjeshtëtëkrahasohenmodalitatet që shtetet tjera aplikojnë.

Nëse jemi kundër termocentraleve, hidrocentraleve të vogla, energjisë diellore, energjisë së erës, energjisë nga biomasa, atëherë shtrohet pyetja se si mendojmë që të arrihet stabiliteti energjetik në Kosovë apo ndoshta qëllimi është që të mbesim gjithmonë të varur prej importit? Gjithashtu shtrohet pyetja se kujt i shërbejnë sulme të tilla dhe pse indirekt po favorizohet importi i energjisë, në vend se të përkrahet prodhuesi vendor?

Shqetësues është edhefakti që disa anëtarë të shoqatës të cilët po dëmtohen padrejtësisht edhe nga veprimet e fundit të Ministrisë së Ekomonisë, e cila pas fillimit të lehtësimit të masave kufizuese si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe fillimit të fazës së parë lehtësueseme 4 Maj 2020 ku është lejuar ndërtimtaria si veprimtari dhe disa aktivitete tjera, ka ndaluar vetëm sektorin e ndërtimit të projekteve energjetike nga burimet e renovueshme të energjisë.Tendenca për të penguar finalizimin e disa projekteve të cilat janë afër përfundimit, përmes presionit mendiatik, duke u thirrur në atë që shumica e projekteve nuk kanë lejet dhe licencat legjitime është mjaft shqetësuese për shoqatën, për vetë faktin se këto leje janë lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës përmes një procesi të hapur dhe kredibildhe në vend se të përkrahet ky sektor po tentohet të krijohet një opinion negativ me qëllim që të pengohen apo edhe të ndalohen padrejtësisht realizimi i tyreedhe pse janë të vetëdishëm se pasojat për shtetin do të jenë mjaft të mëdha dhe kredibilitetii shtetit të Kosovës në sferën e përkrahjes dhe ofrimit të sigurisë së investimeve do të mund të dëmtohet.

Presioni dhe sulmet mediatike nuk guxojnë të bëhën mjet i grupeve të caktuara për arritjen e qëllimeve të tyre me çdo kusht. Një situatë e tillë është e rrezikshme dhe nëse vazhdon do të këtë efekt zingjiror në ekonominë e Kosovës. Në rast se përmes presionit mediatik në organet e pavaruara siç është ZRrE dhe gjyqësori, ndikohet që investitorë të pajisur me autorizime përkatëse të mos lejohen ti përfundojnë me suskses projektet e nisuara, atëherë kredibiliteti i institucioneve të pavarura të shtetit të Kosovës vihet seriozisht në pikepyetje.

Menjëherë pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë do të organizojmë konferencë ku të pranishëm do të jenë përfaqësues nga institucionet relevante, shoqëria civile dhe mediat ku do të të diskutohet dhe të sqarohet roli dhe rëndësia e energjisë së ripërtrishme si dhe sfidat për realizimin e projekteve në ketë fushë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë