Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vucic për zbatimin implemtentues të aneksit të planit europian, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se epilogu i kryeministrit kosovar në dialog është ”mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.
”Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë,” ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, sipas kreut të LDK’së gjendja e re e krijuar është e pariparueshme më.
”Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më,” ka shkruar Abdixhiku.
Sot shefi i ekzekutivit kosovar në Ohër u pajtua që të nis menjëherë implementimin e nenit 7 të propozimit europian. Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.
”Për të implementuar nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që të nis menjëherë dhe kur them menjëherë e mendoj menjëherë negociatat me BE’në në themelimin për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë,” tha Borrell./gazetametro.net