Loading…

Reagon Abdixhiku: Në prag të dimrit, Kurti vendosi t’i tregoj dhëmbët për mësimdhënësit

  • 03/10/2022 | 18:00

Reagon Abdixhiku: Në prag të dimrit, Kurti vendosi t’i tregoj dhëmbët për mësimdhënësit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me grevën dhe mosekzekutimin e pagave nga Qeveria për mësimdhënësit grevistë. Ai ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti po kërkon tension, transmeton Gazeta Metro.


Abdixhiku thotë se shefi i ekzekutivit e ka të vështirë të jetojë pa krizë dhe prandaj është duke dënuar mësimdhënësit me mosekzekutim të pagave.

Ndër të tjera i pari i LDK’së pretendon se në prag të një dimri të vështirë Kurti vendosi t’i ‘tregoj dhëmbët me shtresën më të goditur nga kriza, pra mësimdhënësit.

Në fund, Abdixhiku shton se pagat do t’i paguhen atyre dhe si opozitë do të bëjnë përpjekje të detyrojnë pushtetin të ekzekutojë pagesat. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë