Loading…

Reagon Ambasada amerikane për rastin Ivic: Kosova është shtëpia jote, politika nuk ka vend në sport

  • 23/02/2020 | 10:50

Reagon Ambasada amerikane për rastin Ivic: Kosova është shtëpia jote, politika nuk ka vend në sport

Ambasada Amerikane ka reaguar rreth futbollistit serb, i cili pasi që kishte pranuar ftesën të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, prindërit e tij janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës, transmeton Gazeta Metro.


Futbollisti serb, Ilija Ivic është bërë kryetemë, pasi që kishte pranuar që ta përfaqësonte Kosovën e grupmoshave U19.

Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graçanicës, Ilija Ivic.

Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.

Ambasada Amerikane ka reaguar sot rreth kësaj ngjarje, duke thënë se politika nuk ka vend në sport.

Ambasada tutje e ka uruar futbollistin serb, duke e konsideruar si frymëzim për të rinjtë. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe talentin e një atleti të ri.

“Kosova është shtëpia jote”, thuhet në fund në reagimin e Ambasadës amerikane.

“Urime Ilija Ivić! Ai frymëzon të gjithë të rinjtë në #Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar kosovar. #Kosova është shtëpia jote”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Futbollisti 19 vjeçar Ivic kishte pranuar ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritur të paraqitej për “Dardanët”, pasi që ishte me skuadrën e Flamurtarit në Antalia të Turqisë.

Për vendimin e tij kishin shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsideruar si skandaloze veprimin e të riut serb.

Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikuar edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.

Ivic ditë më parë deklaroi se do të pranojë ftesën e Kosovës dhe do të jap maksimumin për fanellën “Dardane”./gazetmetro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë