Loading…

Reagon ashpër LDK: Glauk Konjufca na ofendoi me propaganda, koalicioni edhe disa hapa prapa

  • 03/12/2019 | 23:32

Reagon ashpër LDK: Glauk Konjufca na ofendoi me propaganda, koalicioni edhe disa hapa prapa

Deklaratat e Glauk Konjufcës duke akuzuar LDK’në për kushtëzime dhe ngecje të arritjet së koalicionit qeverisës mes dy partive, ka bërë që nga Lidhja Demokratike e Kosovës të ndihet të ofenduar, shkruan Gazeta Metro.


Nga LDK ka reaguar deputeti dhe anëtari i grupit punues të LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se mosmarrëveshjet me dy partive nuk bëhen duke ofenduar në debate televizive, por duke u diskutuar dhe punuar ato sy në sy.

Abdixhiku tha se propagandat dhe deklaratat e pamatura nuk janë të mira dhe shtynë arritjen e koalicionit disa hapa prapa.

Reagimi i plotë nga Abdixhiku:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë