Bashkimi Europian ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shkruan Gazeta Metro.
“Ne jemi në dijeni të dorëheqjes së kryeministrit Zaev. Është me rëndësi që vendi të vazhdojë implementimin e reformave të lidhura me BE-në” ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për çështje të zgjerimit.
Në reagimin e tyre thuhet se pavarësisht përpjekjeve megjithatë ka pasur ndikim në zgjedhje përmes retorikës negative dhe presioneve ndaj votuesve.
“Administrata që ka organizuar zgjedhjet bëri përpjekje për të adresuar disa mungesa procedurale, që ishin parë në raundin e parë. Megjithatë retorika negative dhe dyshimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve, kanë vazhduar të ndikojnë në zgjedhje”, është thënë në reagim.
BE ka bërë thirrje për vazhdim të reformave në axhendën europiane.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të rinj të komunave që të kontribuojnë në avancimin e reformave në agjendën evropiane, në të mirë të qytetarëve të tyre”, është thënë mes tjerash në reagim.
Pë rndryshe, Komisioni Europian ia ka njohur Maqedonisë së Veriut punë n pë r hapjen e negociatave pavarë sisht se të njejtat ende nuk janë hapur, ndër të tjera për shkak të vetos që Bullgaria ia ka vendosur në lidhje me mosnjohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. / gazetametro.net