Loading…

Reagon Besa Shahini për skandalin ku Kosova në librat e Shqipërisë paraqitet si pjesë e Serbisë

  • 22/11/2019 | 10:13

Reagon Besa Shahini për skandalin ku Kosova në librat e Shqipërisë paraqitet si pjesë e Serbisë

Skandalet nga Shqipëria nuk po ndalen në drejtim të Kosovës, ata tani kanë vazhduar me publikimin e një libri ku Kosova shihet në një hartë si pjesë e Serbisë dhe vend jo i pavarur, transmeton Gazeta Metro.


Një libër po përdoret nga nxënësit e klasës së teta në Shqipëri, në atë libër Kosova konfiguron si pjesë e Serbisë, aty shihet një hartë skandaloze që ju shfaqet nxënësve atje.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, duke kërkuar falje dhe se ky gabim është i paqëllimshëm dhe se ky libër është ndaluar para se të dilte në treg.

Kujtojmë se ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi një video, ku tregohej në hartë se Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe jo një shtet i pavaru. Ai më pas kërkoi falje dhe tregoi se ka shkarkuar punëtorin që e ka publikuar atë në rrjetin social Facebook.

Reagimi i plotë:

Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.

Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate.

Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!

Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore.

Por pa diskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë! Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë