Loading…

Reagon Dega e PDK-së në Gjakovë pas shkarkimit të Berat Hadrit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRM ‘Çabrati’

  • 24/01/2020 | 21:57

Reagon Dega e PDK-së në Gjakovë pas shkarkimit të Berat Hadrit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRM ‘Çabrati’

Dega e Partisë Demokratike në Gjakovë pas shkarkimit të Kryeshefit Ekzekutiv  të KRM ‘Çabrati’’ Berat Hadrit, i kanë bërë thirrje Kryetarit të Komunës Ardian Gjinit që të mbajë larg duart nga interferimet politike në institucionet që janë asete të komunës dhe qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Barat Hadri i cili para dy ditësh u shkarkua nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Çabrati’ nga Bordi i posa emëruar, nxiti reagime në opinion, e për këtë rast ka reaguar edhe Dega e PDK-së në Gjakovë.

“Dega e Partisë Demokratike në Gjakovë me shqetësim po përcjell veprimet antiligjore dhe antidemokratike qe Kryetari i Komunës dhe mekanizmat tjerë nën udhëheqjen e tij po ndërmarrin me qëllimin e vetëm kontrollimin e çdo poreje të jetës së qytetarëve të Gjakovës, përmes abuzimit me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët e këtij vendi.

Ne vazhdën e këtyre veprimeve e shohim edhe vendimin e djeshëm me rastin e shkarkimit të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndermarrjesh Publike “Çabrati” z. Berat Hadri, ku qëllimi i vetëm është eliminimi i njerzëve profesional dhe kredibil, duke krijuar kështu hapësirë për shtrirjen e ndikimit të tij dhe grupeve të interesit të cilat e rrethojnë atë, me të vetmin qëllim: kontrollin dhe zhvatjen e buxhetit të kësaj ndërmarrje përmes instalimit të njerëzve jo profesional, por të dëgjueshëm dhe poltron politikë të tijë.

Kjo nuk ka se si vlerësohet ndryshe, kur raportet vjetore te kësaj ndermarrje kanë treguar se nën udhëheqjen e z. Hadri ka pasur rritje të performancës se të hyrave finaciare, dhe performancë të lartë të menagjimit dhe punës së kësaj ndërmarrjeje.

I bëjme thirrje Kryetarit të Komunës qe të mbaj larg duart nga interferimet politike ne institucionet qe janë asete të Komunës dhe qytetarëve, si dhe i bëjmë me dije se institucionet komunale nuk janë pronë personale e as partiake e tijë, por janë institucione te qytetarëve dhe ne shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës se Gjakovës.

Inkurajojmë zyrtarët e ndershëm dhe punëtorë të ndërmarrjes, si dhe puntorët dhe zyrtarët e të gjitha hallkave të institucioneve komunale ku ata punojnë, qe të ruajnë dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyrave të tyre, duke mos u frikësuar dhe mos u ndikuar nga këto makinacione poltike të një Kryetari qe postin e tij e sheh vetëm si mjet për përfitime materiale personale, dhe mjet për rehatim të njërzve politik dhe nga kampi i tij partiak .

E paralajmerojmë Kryetarin se këto veprime të kundërligjshme të tijat nuk do të mbesin pa u ndëshkuar nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, por ndëshkimin me të madh ai do ta marr nga qytetarët e ndershëm të kësaj komune, të cilët shohin dhe dinë të vlerësojnë, dhe të cilët përmes të drejtës se votës do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij, duke e dërguar atë ne arkivën historike të mbamendjes si një qeverisje klienteliste, të korruptuar dhe ne shërbim të klaneve dhe grupeve te krimit të organizuar, e jo të qytetarëve.” thuhet në reagim./gazetametro.net

Berat Hadri shkarkohet nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM’Çabrati’ në Gjakovë, nga Bordi i posa emëruar

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë