Loading…
Reagon djali i Baton Haxhiut për lajmet shpifëse: E lënduat emocionalisht nënën time
  • 23/03/2019 | 22:43

Reagon djali i Baton Haxhiut për lajmet shpifëse: E lënduat emocionalisht nënën time

 

Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut ka reaguar pas një shkrimi shpifës të Gazetes “Bota Sot”, i cili thoshte se ai ishte është këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Gazeta Metro.


Artikulli me titull: “Djali i Baton Haxhiut në lidhje të ngushta me Rusinë, ja çfarë posti mbanë atje”, i publikuar sot nga gazeta “Bota Sot”, përmbante shpifje në lidhje me Andi Haxhiun. Në atë artikull amatoresk thuhej se djali i moderatorit kosovar është spiun rus.

Megjithatë, shkrimi i referohej një statusi të profesorit Enver Bytyçi, i cili kishte konstatuar punësimin e djalit të Baton Haxhiut në Qeverinë e Rusisë përmes një postimi në Twitter.

Andi konsderon përmes një postimi në Facebook  se gazeta në fjalë dhe profesor Bytyçi nuk meritojnë përgjigje nga ai por se për hirë të publikut dhe nënës së tij do ta sqaroj tërë situatën.

“Kurse, per ata qe ma bënë gjyqin publik sot, do i falë, por s’do e harroj asnjëherë që e lënduan emocionalisht personin qe e dua më së shumti në botë – nanën time. E ketë reagim më duhet ta bëj ekzkluzivisht për shkak te saj dhe për ta liru atë nga presioni i një shpifjeje qe tentoi te më godiste ndër brez”, ka thënë Haxhiu.

Ju kujtojmë se shpifje të tilla ka pasur në vazhdimësi për publicistin e njohur Baton Haxhiu, dhe kjo ishte nder ato për ta goditur atë përmes djalit të tij.

Reagimi i plotë i Andi Haxhiut:

Mbrëmë rashë ne gjumë si djalë i zakonshëm ama me ëndrrën për të qenë prej autoriteteve kryesore të dijes ne fushën time. Akademinë e kam pasion dhe nuk ka gjë qe do të me mbajë larg saj. Deri sot, s’kisha asnjë dyshim se ëndrrat dhe bindjet e mia janë të lidhura ngushtë me dashninë time për Kosovën e kontributi im do t’i takonte ekskluzivisht vendit qe me rriti e me formësoi ky që jam. Bindjet e mia janë të qarta dhe pozicionet e mia politike jane te formuara prej leximit dhe gjykimit analitik, e jo militantizmit partiak edhe idhujtarisë për liderët e caktuar.

Por, te dashtun shoke e shoqe, kjo s’ka te bëj asgjë me atë imazh qe nje profesor dhe nje medium Kosovar tentuan te projektojnë mbi mua per te sulmuar babain tim, Batonin, per te cilin unë jam pafundësisht krenar.

Sidoqofte, une agjendat politike i kuptoj edhe nuk i marre personale, por per faktin pse une i njoh shume mire strukturat e propagandimit ne Kosove, po u’a bej paraprakisht te qartë se unë jam kafshatë shumë e komplikuar për t’u përbirë. Mes tjerash, unë asnjëherë s’kam keqpërdorur autoritetin ose pozicionin publik te babait tim dhe kam vendosur qe te rri jashtë politikes dhe mediave për shkak te gjykimit dhe dyshimeve personale qe unë nuk i përkas asaj bote.

Por, i dashtun profesor Enver Bytyqi edhe e dashtuna Bota Sot, unë nuk jam prej atyre djemve qe rri i strukun prej inferioritet veq pse ju i përkitni një inxhineringu te caktuar propagandues. Të vërtetën mund ta shtrembëroni, ama jo me mua. Mund ta interpretoni, ta bëni te dukët ndryshe, por ne herën e parë kur do t’u demantoj, nga këtu e poshtë, po u betohem, do te turpëroheni e do të perqesheni se jeni të zhytur ne injorancë e padituri.

Kurse, per ata qe ma bënë gjyqin publik sot, do i falë, por s’do e harroj asnjëherë që e lënduan emocionalisht personin qe e dua më së shumti në botë – nanën time. E ketë reagim më duhet ta bëj ekzkluzivisht për shkak te saj dhe për ta liru atë nga presioni i një shpifjeje qe tentoi te më godiste ndër brez.

Sa për mua, per nje situate kaq qesharake si kjo sot, une gjykoj qe as BotaSot e as z. Bytyqi nuk meritojnë asnjë sekond nga koha ime.

Storja dhe e verteta e sqaruar me fakte eshte kjo:

Paraprakisht, i kerkoj falje Task Forces se Prof. Dr. Enver Bytyqi per interferim me hetimin per rastin tim dhe lidhjet e mia me Rusine.

Ne fakt, per të qartesuar profilin tim komplet, une s’isha veqse Kandidat i Doktoratures ne Universitetin e Moskes dhe keshilltar i Ministrit te Mbrojtjes te Rusise, por detyra ime kryesore ishte rifunksionalizimi i nje sektori te vecante te KGB-se se famshme. Detyren e mora në vitin 2017 per te zgjedhur konfliktin shume te komplikuar ne shtetin e Danchuana-s.

Per ata qe nuk e dijne, ne vitin 2017 Danchuana ka qene prej hapesirave më problematike ne Lindjen e Mesme dhe une isha i detyruar të marre këtë pozite per te zgjidhur konfliktin qe kishte kriju aq shume dëme njerezore dhe materiale. Më e keqja ishte qe kishin mbetë edhe pa ujë. Paramendojeni!

Une ende se kam te qarte qysh nuk kemi pas asnjë reagim si popull me hashtag ne shenje solidarizimi me katrahuren socio-politike ne Danchuana – #prayfordanchuana?

Oh, me falni se gabimi im! Nuk isha krejtesishte i qartë ne fillim: DANCHUANA nuk ekziston. Ose ndoshta z. Bytyqi e di ku eshtë? Me gjasë diku afer Atlantis.

Sidoqofte, ai profil i Tëitterit ka qenë i hapur per qellimin e klases ne Information and Communication Policy te Profesori shume i dashtun, Chad Briggs.

Per me pa pasionin tim per akademine dhe deshiren per me performu me se miri ne klase te tij, u mjafton veqse nje shikim i thjeshte ne Tëeets dhe ne menyren qysh ka qenë i vendosun komunikimi per Danchuanen.

Rrjedhimisht, me poshtë do te keni fotografite e komunikimit me zyrtare te NATO-s, SHBA-ve, UN-it, RUSISE dhe DANCHUANES. Ironikisht, krejt kabineti im dhe kabineti i institucioneve te lartpermendura eshte i mbushur me Shqiptare te cilët e udhëheqin diplomacinë mbarë botën. Diplomacine imagjinare te nje klase qe e kisha ne vitin 2017.

Pasi e zgjodha konfliktin ne Danchuana, une jam i vetmi Keshilltar’ i Mbrojtjes ne Rusi qe nuk e din kënd e ka Minister dhe nuk e ndjek liderin e pa kontestueshem Rus ne Tëitter, Vladimir Putin.

Per fund, i kërkoj falje edhe SHBA-ve pasiqe kam ndikuar nga Selia Qendrore e KGB-se ne Germi ne zgjedhjet e fundit ku Trump e morri pushtetin.

Tash po pres dekorate prej Rusise pasiqe e kam zgjidhur konfliktin ma te randsishem te shekullit dhe per te cilin shume shpejt do te nominohem per çmimin Nobel per paqe.

Edhe po, z. Bytyqi, si profesor universiteti kur doni me citu ose me ngrite ndonje hipoteze, mire eshte me lexu pak me shume se titullin. Sidoqofte, ju dukeni nga ata akademiket qe karakterizoheni me plagjiature dhe citate te rrejshme sepse titujt janë krejt cka kuptoni e lexoni. Sidomos kur ato duken interesante.

Edhe me trego mos po më gjeni ne sistem te Universitetit te Moskes per PhD. Bile t’a marre direkt se ky Masteri ne Edinburgh m’i ka shterre krejte energjite. U’a kisha pa hajrin!

Hetim te këndshem.

Rrnofte Danchuana Republike!

P.S.

Kurr keshilltare ma shmeker edhe me foto te profilit ma te mire s’keni pa. Sidomos, gjithë keta folloëersa… papappa! Plus pa tesha kat edhe me syza. Super serioz! Tamam per me pas pozite udheheqese ne Rusinë e Vladimir Putinit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë