Loading…

Reagon drejtori i RTV Dukagjini: Presim nga partitë të tërhiqen nga sulmet ndaj mediumit

  • 21/01/2021 | 16:51

Reagon drejtori i RTV Dukagjini: Presim nga partitë të tërhiqen nga sulmet ndaj mediumit

Drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin ndaj këtij mediumi, shkruan Gazeta Metro.


Ermal Panduri ka thënë se pret që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen dhe të kërkojnë falje.

“Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit. Ne presim që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje.Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla”, ka thënë ai.

Tutje Panduri ka thënë se përmes kësaj gjuhe po rrezikohen qindra gazetarë që punojnë në terren.

“Përmes kësaj gjuhe që po përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren! RTV Dukagjini është platformë e të gjitha qëndrimeve”, ka shkruar ai.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. //gazetametro.net

Po i rrezikoni 150 gazetar/e!

Me shumë shqetësim kemi ndjekur sulmet e bëra nga partitë politike.

RTV Dukagjini…

Posted by Ermal Panduri on E enjte, 21 Janar 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë