Loading…

Reagon edhe Ambasada Britanike për foton e Flora Brovines: Jemi të shqetësuar nga kjo ngjarje

  • 19/05/2019 | 10:08

Reagon edhe Ambasada Britanike për foton e Flora Brovines: Jemi të shqetësuar nga kjo ngjarje

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, me fotografine e publikuar nga Flora Brovina, që ndodhi këtë javë në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë seances ku po votohej projekt rezoluta për themelimin e tribunalit për denimin e gjenocidit serb në Kosovë, vëmendjen e mori fotografia që e publikoi Flora Brovina, për të cilën tha se shihet një grua nga Kosova duke u dhunuar nga kriminelët serb.

Sidoqoftë, më vone doli se ajo foto ishte marrë nga një film pornografik, gjë e cila shkaktoi reagime të shumëta në Kosovë.

E për këtë, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë, të cilët kanë theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë në Twitter./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë