Pas gjithë atyre komenteve rreth lidhjes së aktorës tonë të dashur, Ardiana Matoshi me ish futbollistin e Feronikelit, 21 vjeçari me prejardhje nga Afrika e Jugut Keith Groeneveld, transmeton Gazeta Metro.
Të shumta kanë qenë reagimet pasi aktorja Matoshi doli hapur dhe tregoj për lidhjen e saj me ish futbollistin e Feronikelit i cili është 19 vite më i ri.
Biznesmeni dhe politikani kosovar, Behxhet Pacolli ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, teksa çifti shihen duke shetitur.
Pacolli e postoi foton me një mbishkrim, për të cilin mori shumë komenete, disa madje duke i thënë se e ka nis tepër herët fushatën e disa të tjerë duke shfaqur përkrahjen për te.
Komenti i Pacollit ka lënë vend për medyshje nëse me këtë ka dashur t’i dal në mbrojtje aktores duke e përkrahur lidhjen e saj apo mund të mos ketë lidhje me aktoren Matoshi dhe se thjesht Pacolli na thotë të perqendrohemi te vetja dhe familja juaj./gazetametro.net