Loading…
Reagon edhe Kusari-Lila: Sonte humbëse është e gjithë Kosova
  • 16/05/2019 | 22:33

Reagon edhe Kusari-Lila: Sonte humbëse është e gjithë Kosova

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dyshimeve se fotografia e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina, nuk është në Kosovë. Ajo ka thënë se për këtë, sonte humbëse është e tërë Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se me këtë që ndodhi sot, viktimat janë dhunuar edhe një herë, në këtë shtet që ka humbur ndjesinë për drejtësi.

“Sonte humbëse është e tërë Kosova. Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se sot viktimë është edhe Brovina, me ose pa vetëdije.

Postim i plotë:

Sonte humbëse është e tërë Kosova 😢

Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet).

Sot viktimë është e tërë Kosova, se sot Kuvendi synon të bëhet prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin ku kemi rend dhe ligj dhe asgjë nuk u bë për 20 vite, por me rezolutë mundohet të fillohet dënimi i krimeve të luftës në Kosovë.

Sot e njejta parti që udhëhoqi dialogun dhe kurrë nuk ju përmendi krimet në dialog atyre që i kryen, ju hodhi në fytyrë pamjet e tmerrshme të dhunimit makabër popullit të Kosovës, thuase ata duhet të vuajnë ende.

Sot nuk u viktimizuan vetëm viktimat edhe një herë, sot viktimë u bë e tërë Kosova duke e kuptuar prapë sa poshtë kemi ra dhe sa i ulët është niveli i komunikimit dhe garës politike në Kosovë.
Sot viktimë është e tërë Kosova./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë