Loading…

Reagon edhe Ponte Prizreni: Dardan Berishën e quajnë ‘polak’, derisa thonë se është rrahur një lojtar 17 vjeçar i tyre

  • 04/05/2021 | 19:05

Reagon edhe Ponte Prizreni: Dardan Berishën e quajnë ‘polak’, derisa thonë se është rrahur një lojtar 17 vjeçar i tyre

Ponte Prizreni ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes me KB Pejën, si shkak i përplasjes mes dy klubeve derisa po hynin në zhveshtore. Ponte Prizreni e ka quajtur Dardan Berishën ‘polak’ edhe pse kjo nuk duhet të ishte fyerje për lojtarin edhe për asnjë njëri tjetër,  shkruan Gazeta Metro


Është ndërprerë takimi mes Ponte Prizrenit edhe KB Pejës shkaku i përplasjeve mes dy klubeve derisa po hynin në zhveshtore.

Takimi ishte i vlefshëm për ta mësuar finalistin e finales së madhe të basketbollit kosovar, dhe tani nuk pritet që ndeshja të vazhdojë sot.

Në lidhje me rastin ka reaguar klubi i Ponte Prizrenit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Klubi prizrenas i është drejtuar Dardan Berishës, si ish reprezentues i Polonisë.

“Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq”, thuhet në reagimin e tyre. /gazetametro.net

Rezultati pas pjesës së parë është 49:48 në të mirë të mirë të skuadrës pejane.

Më poshtë postimi i plotë i Ponte Prizrenit. /gazetametro.net

Ndërpritet ndeshja në Prizren!

Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.

Fund qerekut të…

Posted by KB” PONTE – Prizreni” on E martë, 4 Maj 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë