Loading…

Reagon edhe Presidenti i Llapit: Nëse vazhdon kështu FFK’ja, ne tërhiqemi nga futbolli

  • 22/10/2019 | 23:15

Reagon edhe Presidenti i Llapit: Nëse vazhdon kështu FFK’ja, ne tërhiqemi nga futbolli

Pas Presidentit të Feronikelit dhe atij të Ballkanit, edhe Presidenti i Llapit ka dalur publikisht me akuza ndaj FFK’së dhe gjyqtarëve të Superligës, transmeton Gazeta Metro.


Sot gjatë ditës ishte Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, që akuzoi gjyqtarët nga Superliga e Kosovës për shitje të ndeshjes. Ai tha se ka gjyqtarë që shesin ndeshjet për 3 mijë ose 5 mijë euro dhe se për këtë duhet fajësuar Federata e Futbollit e Kosovës për mos mbikqyrjën ndaj gjyqtarëve.

LEXO TË PLOTË: ‘Shpërthen’ Presidenti i Feronikelit: Gjyqtarët i shesin ndeshjet për 5 mijë euro, FFK i ka fajet

Pas tij, reagoi edhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. Ai tha se homologu i tij nga Feronikeli ka të drejtë dhe se referimi në Kosovë është skandaloz.

Tutje, Kabashi tha se Presidentët e klubeve të Kosovës kanë marrë iniciativë që të takohen dhe të ndalin individët që po përpiqen t’i shkatërrojnë klubet kosovare, pasi që FFK nuk po mundet t’i ndalë këta.

LEXO TË PLOTË: S’ndalen akuzat ndaj gjyqtarëve dhe FFK’së: Kabashi zbulon iniciativën për t’i ndalur individët që po shkatërrojnë futbollin

E tani një reagim ka ardhur edhe nga Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina. Ai tha se edhe do ta tërheq klubin e tij nga garat, në rast se vazhdohet me këto gjëra.

Reagimi i plotë nga Beqir Batatina(pa ndërhyrje):

“Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së ku një person nga një regjion i caktur të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë.
E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në gurbet me saktrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës.
Andaj edhe plotësisht e përkrahi Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë.
Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen Unë si President i KF “Llapi 1932″ kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë