Loading…

Reagon Ganimete Musliu: Ty Fisnik, mashkull pa fisnikëri, pushka top tu bëftë

  • 13/07/2017 | 21:26

Reagon Ganimete Musliu: Ty Fisnik, mashkull pa fisnikëri, pushka top tu bëftë

Pas fyerjes që ju bë nga deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka reaguar edhe vet deputetja e PDK’së Ganimete Musliu.


Ajo përmes një statusi në facebook, i është përgjigjur Fisnik Ismailit, i cili e kishte quajtur nënën e ndjerë të Musliut si “person palidhje”.

Deputetja e PDK’së, edhe në reagimin e saj, nuk ka lënë pa përmendur të kaluarën e prindërve të deputetit Ismaili.

‘Unë ndoshta mund të kem pasë një nënë “palidhje”, nuk e di, pasi që nuk e kisha fatin ta njohë, por ajo që e di është se deri më sot nuk më ka rënë të dëgjoj se nëna ime ka pasë ndonjë lidhje me pushtuesit serb. Nëse ka ndonjë dëshmitar për të dëshmuar të kundërten: Ju ftoj publikisht të dëshmoni ju mirëpres!’, ka shkruar Musliu në facebook.

Ajo ka thënë se mbanë kokën lartë për të kaluarën e saj, duke qenë se vjen nga një familje e cila ka kundërshtuar gjithmonë sistemin e kaluar të Serbisë në Kosovë.

Ndërkohë pak më parë reagoi edhe motra e Musliut, lidhur me fyerjet që i janë bërë deputetes së PDK’së.

Ndryshe, i gjithë ky debat filloi pasi Ganimete Musliu një ditë më herët ka folur për të kaluarën e babait të deputetit të LVV-së, i cili sic ka thënë Musliu, ka qenë bashkëpunëtor i Millosheviqit. /gazetametro.net

Postimi i plotë i saj në facebook:

Nëna ime “palidhje”
Unë ndoshta mund të kem pasë një nënë “palidhje”, nuk e di, pasi që nuk e kisha fatin ta njohë, por ajo që e di është se deri më sot nuk më ka rënë të dëgjoj se nëna ime ka pasë ndonjë lidhje me pushtuesit serb. Nëse ka ndonjë dëshmitar për të dëshmuar të kundërten: Ju ftoj publikisht të dëshmoni ju mirëpres!
Unë mund ta kem pasur edhe një babë palidhje, por as në rastin e tij nuk më ka ndodhë të dëgjoj se ai ishte pobratim i Sllobës. Nëse ka dëshmitar që mund ta dëshmoi të kundërtën, prap ju ftoj ta dëshmoni ju mirëpres!
Mund të të jem edhe unë palidhje, por më rëndësi është se nuk jam kreaturë e shitur sikur ca “patriotë” që kanë mbushur xhirollogaritë me miliona e nuk ndalën së vajtuari si shpendkeqet për fatin e popullit, përderisa nuk ju sheh kush hajrin. Kush ju pa hajrin deri sot o kreatura pa moral?
Ju që propagandoni “patriotizëm” duke shpallur kriminel të gjithë ata që nuk ju vijnë pas, sikur doni më çdo kusht të zhvendosni vëmëndjen nga soji juaj i prishur. Ju jeni vetëm krimba pa kurriz, kreatura pa njerėzi.
Sa më përket mua, unë as sot as që nga gjeneza e trungut tim familjar, nuk kam as edhe një rast kolaboracioni me pushtuesit e trojeve tona.
Ky fakt mund të më bëjë person “palidhje” por vetëm për ato kreatura të cilat nuk po gjejnë qetësi nga prejardhja e tyre.
Në anën tjetër, mua pikërisht ky fakt më bënë jashtë mase krenare.
Ty, Fisnik, mashkull pa fisnikëri, dhe gjithë bandës tënde prej krimbash, pushka top ju bëftë.
Mos u habitni nga kutërbimi që ju godet turinjëve, kur çpurdhni …. me krande.
Tash e tutje do të komunikojmë me standardin që e krijuat vet.
Të del ku të del

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë