Loading…

Reagon grupi i aktivistëve, për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës

  • 06/12/2016 | 11:55

Reagon grupi i aktivistëve, për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile të rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, kanë lëshuar një njoftim për media ku thuhet se ata me shqetësim ka marr informatën se autoritetet komunale në Mitrovicë kanë marrë vendim për rrënimin e Momunetit të trashëgimisë kulturore të Kosovës- Shtëpia e Xhafer Devës. Monumenti- Shtëpia e Xhafer Devës është  ndërtuar në vitin 1930 dhe përfaqëson një shtëpi me vlera të larta arkitektonike e artisitike, si dhe memorie kolektive për qytetin e Mitrovicës.

Përfaqësues të këtij Grupi, me datë 24 nëntor 2016, kanë kontaktuar organet komunale të Mitrovicës dhe janë informuar se më 8 korrik 2016, Inspektorati komunal, në një procesverbal të nënshkruar ka dhënë opcionin e “sanimit ose të rrënimit të shtëpisë”, me arsyetimin se “objekti është i rrezikuar nga vetrrënimi”. Si rrjedhojë, me datë 12 korrik 2016, Drejtoria e Inspekcionit kishte marrë Vendim për rrënimin e ndërtesës.

Më tutje, autoritetet komunale njoftojnë se, pas kontakteve me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, janë njoftuar se Ministria e Kulturës ka alokuar buxhetin për restaurimin e kësaj ndërtese. Pas kësaj, Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës ka lëshuar edhe një Vendim të ri i cili revokon Vendimin e mëparshën për rrënim.

Autoritetet komunale të Mitrovicës gjithashtu kanë informuar se, përkundër revokimit të Vendimit për rrënim, gjendjes së rrezikuar të ndërtesës dhe fondit të alokuar për të, Ministria e Kulturës edhe më tej nuk ka ndërmarrë asgjë për restaurimin e kësaj ndërtese, përkundër faktit që Ministria e Kulturës është autoriteti përgjegjës për ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe menaxhues i buxhetit publik të alokuar për restaurim.

Në lidhje me këtë, Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojtje të Shtëpisë së Xhafer Devës, shprehin shqetësimin e tyre për vonesat e paarsyetuara, të cilat, mund të rezultojnë në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të rrezikuar të ndërtesës.

Ky grup, i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që, urgjentisht të filloj restaurimin e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të shpëtohet, të rijetësohet dhe t’i kthehet qytetarëve një monument me vlera të larta, siç është shtëpia e Xhafer Devës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë