Loading…

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Jo 6 milionë, po i kam mbi 6 mijë euro para të gatshme

  • 29/06/2021 | 21:09

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Jo 6 milionë, po i kam mbi 6 mijë euro para të gatshme

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, e ka demantuar lajmin se shuma e parave të gatshme që figuron në konto të saj është mbi gjashtë milionë, duke thënë se shuma e saktë është mbi 6 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Rama-Hajrizi, ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lëshim Teknik në Formularin e deklarimit të pasurisë.

“Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK)”, ka deklaruar ajo.

Siç raportohej nga mediumi i apostrofuar nga ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit kishte mbi gjashtë milionë euro para të gatshme në bankë.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar miq,

Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Duke respektuar gjithnjë të drejtën e mediave për informim dhe transparencë, për hir të së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik dua t’ju njoftoj se, ky nuk është lajm i saktë, meqenëse është i bazuar në të dhënat e shënuara gabimisht në formularin e deklarimit të pasurisë. Shuma e saktë e parave të gatshme është: 6,311.98 euro (pra 6 mijë), e jo 6 milionë.

Bëhet fjalë për një lëshim teknik në plotësimin e Formularit të deklarimit të pasurisë, për ç’arsye unë nesër do t’u drejtohem zyrtarëve kompetent të kësaj agjencie që sa më parë të korrigjohet ky gabim. /gazetametro.net

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, deklaron se ka mbi 6 milionë euro para të gatshme

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë